Rama, intervistë për mediat italiane: Presim të vijnë deri në 3000 afganë

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për pritjen e afganëve në Shqipëri.

Në një intervistë për mediat italiane, Rama deklaron se në vendin tonë pritet të vijnë deri në 3 mijë qytetarë afganë.

Historia jonë na e imponon këtë gjë. E kemi jetuar luftën dhe kujtesën e saj e kemi të freskët. Nëse Evropa është e dyzuar edhe për Afganistanin, është sepse s’e mbajnë mend historinë”, thotë Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej kryeministri ka theksuar se mirëpritja e refugjatëve është një detyrim për Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk i jap leksione askujt. Aq më pak Italisë, ndaj së cilës jam shumë i lidhur. Por, po them se pritja e refugjatëve është detyrim i yni. Unë mbaj mend Millosheviçin, mbaj mend luftën, refugjatët, vdekjen torturat. Ishim ne afganët dikur, për ju italianët”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?