Rama intervistë për televizionin francez nga Nju Jorku. Flet për herë të parë për Adriatik Llallën (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë nga New Yorku për televizionin francez TV5MONDE, foli në lidhje me situatën politike në vend, luftën ndaj korrupsionit, integrimin në BE, problematikën me zgjedhjet, si dhe arrestimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Kryeministri pohoi se zgjedhjet nuk ishin të dhunshme, sipas tij ato treguan gjallërinë e demkracisë në Shqipëri pasi morën pjesë 80% e popullsisë rezidente.

Gjithashtu Rama u ndal dhe tek arrestimi i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, të vilin e cilësoi si një tregues të zbatimit të shtetit ligjor dhe të korrupsionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akuzave për trafikun e drogës nga Shqipëria Rama iu përgjigj duke thënë se Shqipëria nuk përbën ndryshim nga asnjë vend tjetër dhe në këtë fushë ëshët progress gjithashtu.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Fillimisht do të doja të thosha se ne nuk jemi midis vendeve më të varfra, ne jemi në mes vendeve më të pasura. Bën diferencë, se kur ju flisni për të varfërit, jep iden tek spektatoret tuaj të një vendi të largët në një tjetër kontinent. Ne jemi në mes të Evropës, ne jemi mes më të pasurve dhe po avoncojmë.

Fakti që pandëshkueshmëria nuk është më një normë në Shqipëri dhe që ka njerëz që vijnë nga pushtete të forta dhe kanë dalë përpara gjykata dhe që janë dënuar fletë vetë”, tha Rama.

Rama u ndal dhe te strehimi i afganëve kur tha se Shqipëria i tha “PO” partnerëve ndërkombëtarë, që në momentin që iu kërkua strehimi i tyre.

“Nuk ua hapëm derën afganëve me kërkesë të SHBA, të qeverisë së SHBA, e hapëm derën sapo na kontaktuan disa organizata humanitare dhe të drejtave të njeriut dhe thamë “Po”, sepse ne jemi një vend mikpritës”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?