Rama ironi me Voltana Ademin nga Skrapari: Nuk e kuptoj planin e saj, me siguri është faji im

Debatet mes të dyve kanë qenë të vazhdueshme që nga sherri live i ditës kur u inaugurua stadiumi “Loro Boriçi në Shkodër, aty ku Rama i kërkoi llogari për mos shembjen e ndërtimeve rreth stadiumit e që nga kryebashkiakja u interpretua si kërcënim.

Sot nga Skrapari, në një takim me fermerët, kryeministri Rama u rikthye të flasë për zonjën Ademi, e vetmja kryebashkiake sipas tij që nuk i kuptonte dot planin që kishte për qytetin e saj Shkodrën.

“Do mbështes kryebashkiakët përveç kryetares së Bashkisë së Shkodrës që s’ja kuptoj dot planin. Po ky me siguri është problemi im”,- tha Rama

Swiss Digital Desktop Reklama

Në distancë ata janë përplasur edhe pak ditë më parë për lulishten në lagjen “Manush Alinani” në Shkodër, ku Rama nuk nguroi ta cilësonte kryebashkiaken shembull të kokëboshësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?