Rama ironizon Bashën: Plani 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratën e kreut të PD-së Lulzim Basha se Partia Demokratike do të bëjë publike fakte tronditëse se si qeveria, në këto dy javë të vështira për shqiptarët, ka shpërdarë 52 milionë euro për tendera e miq.
“Plani 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave! Deri kur të mbarojë lufta shifrat do kapin nivelin e një vendi të G7-ës! Pritet shifra e parashikuar nga Plani për aktorët e Portokallisë, meqë janë mbyllur në shtëpi ndërkohë që po u bëhet konkurencë e pandershme nga 7×7=42!”- shkruan Rama në Twitter.