Rama ironizon PD-në: Nxori më shumë kandidatë nga Big Brother sesa nga primaret

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se nuk ekziston asnjë shans që opozita të fitojë zgjedhjet më 11 maj. Këtë fakt e mbështesin të gjitha sondazhet e kryera nga mediat në vend, sipas tij.

“Asnjë sondazh në asnjë ekran nuk e nxjerr dot kënetën jo përpara, por as afër nesh sa mund të flitet për ndonjë rikthim imagjinar të kënetës. Ka ikur historia e kënetës, është e mbyllur. Njerëzit u futën me kokë në primare, më shumë nxori Big Brotheri.

Më shumë erdhën nga Big Brotheri sesa nga primaret. Pikërisht se populli nuk ha bar. Shqipëria në 6 muaj ka hapur 3 grupkapituj ka dhe tre. Me ndihmën tuaj ne nuk humbasim asnjë minutë dhe mbyllim negociatat. Bëhemi vendi që ka kryer negociatat më të shpejta. Na ndihmon edhe fati që na ka ardhur në dorë”, tha Rama në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale.

SHKARKO APP