Rama: Ja bisedat me Metën për 21 janarin
Kryeministri Edi Rama u pyet gjerësisht për çështjen e “21 janarit” nga gazetarja Rudina Xhunga megjithëse përgjigjet ishin ishin pak a shumë të përgjithshme. Xhunga e pyeti nëse e anashkalonte këtë çështje kur bisedonte me Ilir Meten, por Rama këmbënguli se “qëndrimi i Kryetarit të Kuvendit për 21 janarin është drejtësia ta zbardhë dhe të çojë para drejtësisë dhe të ndëshkojë atë që shkeli ligjin”. Kryeministri hodhi poshtë lajmet se familjarët e 4 viktimave kishin negociuar me të për një dëmshpërblim prej 400 milion lekësh. Ai tha se këto këto gjëra janë idiotësi sepse familjaret e viktimave do të ndjekin rrugën e gjykatës nëpërmjet dëmshpërblimit. “Nuk jep qeveria dëmshpërblim, por gjykata” – tha ai. Rama bëri edhe një akuzë ndaj medias që kritikoi qëndrimin e mbajtur prej tij këtë 21 janar. “Komentet e hijenave që jetojnë në këtë formë të ulët dhe pretendojnë se bëjnë info na veshën edhe të vetmin mëkat që nuk e kemi: që ne kemi harruar 21 janarin”. “Ju nuk e keni harruar, por nuk keni bërë gjë për të – ndërhyri Xhunga.