Rama: Ja pse nuk e takoi John Kerry, Metën

Kryeministri Edi Rama duke komentuar vizitën e sekretarit të Shtetit John Kerry në Tiranë, ka ironizuar edhe daljen në Rinas të Presidentit Bujar Nishani për ta pritur.

Nuk kam dëshirë ta komentoj.

Ai është presidenti i Shqipërisë kur takon këdo qoftë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për hir të së vërtetës, nuk do kisha dashur që presidentin e vendit tim ta shikoj si shefin e protokollit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Besoj se mbi normën elementare ka prevaluar dashuria për Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë që kur sekretari i Shtetit erdhi në Kryeministri, ishte shefi i protokollit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë ka sqaruar edhe çështjen e mungesës së një takimi me kryeparlamentarin Meta.

Edi Rama thotë se kryetari i Kuvendit është numri dy dhe në axhendë nuk ishte parashikuar takim as me Ilir Metën dhe as me presidentin, paçka se ky i fundit doli vetë në aeroport.

“Ilir Meta është figura numër dy e shtetit dhe do të ishte e habitshme nëse do vinte kryetar Senati apo Kongresi dhe nuk takonte Metën.

Por vjen sekretari i Shtetit dhe takon kryeministrin dhe kryetarin e opozitës, është normale.

Takoi dhe presidentin kur ky  i fundit i doli përpara në aeroport”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?