Rama jep datën, ja kur do të hapet rruga e Arbrit
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nga foltorja e Kuvendit se më 29 nëntor do të hapet rruga e Arbrit. Teksa po shpjegonte detaje për PPP, kreu i PD filloi të fliste me deputeten Dhurata Çupi ndërsa Rama i kërkoi që të ketë vëmendjen e tij sepse do mësonte ndonjë gjë.
Nga ana tjetër, Rama i tha se mund të shkojë të bëjë vizitë tek rruga e Arbrit së bashku me Çupin, por të ketë kujdes rrugës.
“Po të them që jo vetëm që nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë për PPP dhe nuk kompleksohem fare çfarë thoni ju se me mendjen tuaj Shqipëria mbeti aty ku ishte por faktet flasin. Më 29 nëntor do të hapet rruga e Arbrit që të kalojnë njerëzit me të vetmin problem në qafën e Murrizit, e gjithë pjesa tjetër është gati. Dhe ja çfarë bën këtu PPP. Nëse ajo që ndodhi me tunelin e Murrizit?“, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

