Rama: Ju mirëpresim te “platforma Deputeti që Duam”!
“FALEMINDERIT ATYRE QË KANË TROKITUR dhe BUJRUM KUJTDO QË DO TË TROKASË
DERA ËSHTË E HAPUR
*Platforma Deputeti që Duam, ka mikpritur në më pak se 2 muaj 392 kandidatë, nga brenda e jashtë vendit dhe nga brenda e jashtë partisë natyrisht, për një skuadër të re të shoqërisë shqiptare në fushëbetejën e pranverës së ardhshme për SHQIPËRINË2030🇦🇱 dhe për një Parti Socialiste të rienergjizuar fuqishëm, si një fuqi e re udhëheqëse drejt majës së Bashkimit Europian në vitin 2030
Aplikimet vazhdojnë”- shkruan kryeministri Rama.