Rama ka frike nga Byroja Kombetare e Hetimit si djalli nga temjani!
Nga Sali Berisha
E verteta lakuriq per Byrone Kombetare te Hetimit dhe Edvin Kristaq Rama cullak pa gjethe fiku!
Te dashur miq, ketu me poshte po paraqes per te gjithe ata qe jane te interesuar te vertetat per Byrone Kombetare te Hetimit (BKH):
– Gjate fushates elektorale 2013, Edvin Kristaq Rama shpalli se ai, per te luftuar krimin dhe korrupsionin, do te krijonte Byrone Kombetare te Hetimit te varur direkt nga zyra e kryeministrit
– Pas zgjedhjeve, Rama hartoi ligjin e BKH te varur direkt ne zyren e tij.
– Opozita kundershtoi dhe denoncoi projektin e BKH si nje ligj antikushtetues, me te cilin Edi Rama kerkonte qe te behej vet kryeprokuror, kryehetues i vendit.
– Njeri nga personalitetet me te shquara te se drejtes ne Europe, ish drejtor i Institutit “Maks Plank”, Prof Frowein, disa here keshilltar i qeverise gjermane por dhe asaj amerikane per çeshtje sensitive te se drejtes, si dhe njeri nga tre personalitetet e shquara te perzgjedhur nga BE si tre te urtit per te zgjidhur problemin e krijuar midis BE dhe Austrise per shkak formimit te koalicionit te qendres se djathe me partine e djathte, denoncoi ne media ne Shqiperi ligjin per BKH si “ligj te rrezikshem dhe absolutisht te papranueshem per nje vend demokratik”.
– Pavaresisht nga keto, Edi Rama, me 31 korrik te vitit 2014 e votoi ne parlament ligjin e BKH, me te cilin shpallej kryeprokuror dhe kryehetues i vendit
-Gjykata Kushtetuese, me kerkesen e opozites, shqyrtoi ligjin dhe, pasi pezulloi zbatimin e tij, me vone e hodhi poshte plotesisht si te papajtueshem me Kushtetuten.
-Edi Rama me ekspertet e tij, e riformuloi ligjin, ne te cilin ne BKH, hetimi drejtohej nga nje prokuror i cili emerohej nga ministri i brendshem, me pelqimin me shkrim te prokurorit te pergjithshem. Sipas ketij ligji, BKH kishte nje drejtor administrativ, oficer policie te Saje qorrit, dhe vet BKH vendosej ne policine e shtetit.
-Ne mirepritem vendosjen e nje prokurori ne krye te hetimit por kundershtuam vendosjen e BKH ne policine e shtetit dhe drejtorin e saj oficer policie dhe propozuam qe njesia te vendoset ne prokurorine e krimeve te renda, aty ku kjo mazhorance e ka transferuar vepren e korrupsionit. Per te realizuar kete, kerkuam qe nderhyrja ligjore te behet ne ligjin e prokurorise se shtetit.
-Edi Rama kundershtoi ne menyre kategorike kete kerkese tonen.
-Nderkohe, me 21 dhjetor 2015, erdhen rekomandimet e Komisionit te Venecias, te cilat kundershtuan drejtimin nga jashte te prokurorise te BKH (pra vendosjen e saj ne policine e shtetit dhe drejtorin e saj oficer policie) si dhe kerkuan te qartesohen lidhjet e saj me prokurorine e pergjithshme. Pra Komisioni i Venecias i tha Rames se kryeministri, qeveria nuk mund te kapin hetimin e shtetit.
-Menjehere pas kesaj, opozita kerkoi qe pa humbur kohe te behet amendimi i ligjit te BKH ne perputhje me rekomandimet e Komisionit te Venecias dhe te votonim ligjin ne parlament, ne menyre qe ky institucion te filloje nga puna!
– Megjithe kerkesat tona te perseritura, publikisht, dhjetera here, Edi Rama kundershtonte ne menyre kategorike pasqyrimin e rekomandimeve te Komisionit te Venecias pasi donte qe ta kishte me çdo kusht ne varesi te Saje qorrit, pra te tijen, BKH.
-Vetem nje dite pasi te gjitha palet, pa perjashtim te gjitha, pra perfshi qeverine, rane dakord qe BKH te votohet, pasi te vijne rekomandimet e Komisionit te Venecias per projektin e dyte te ligjit te reformes, qe iu dergua ketij Komisioni nga Xhafa, te pasqyroje keto rekomandime, Edi Rama ben perpjekjen e fundit duke shkelur ate qe ishte rene dakord dhe miraton ne qeveri dhe dergon ne parlament draftin e BKH, me te cilin ai kapte apo fuste ne sqetullen e tij hetimin ne Shqiperi.
Ai mobilizoi fallangat e krimit ne mediat e shkruara, ekranet televizive, portalet online qe te mashtronte shqiptaret, se eshte PD ajo qe bllokon reformen ne drejtesi pasi nuk pranon te votoje ligjin e qeverise per BKH, qe shpall Ramen kryeprokuror dhe Saje qorrin zevendeskryeprokuror, dhe qe sipas tij PD kishte rene dakord!
-Me daten 26 shkurt 2016 vjen opinioni i Komisiont te Venecias per projektligjin e dyte te Eksperteve te Rames, qe u dergua per shqyrtim. Ne kete dokument percaktohet qarte se BKH, apo siç quhet tani njesia antikorrupsion, mund te ngrihet ose ne strukturen e prokurorise se pergjithshme, ose mund te jete krejtesisht e pavarur, pra hidhet ne kosh te plehrave endrra e Rames per te futur nen sqetullen e tij mafioze BKH-ne.
-Qe nga dita e ardhjes se opinionit nga Komisioni i Venecias, Rama hesht si fija e barit per rekomandimet e ardhura ne teresi dhe per BKH ne veçanti, duke dale cullak para shqiptareve me perpjekjet e tij anti-shtet, anti-demokratike per te kapur hetimin dhe te gjithe sistemin e drejtesise nepermjet tij.
Rama ka tani hall dhe tmerr pasi çdo nate i del ne enderr dosja e ÇEZ, Sarajet e Surrelit, pallati ne paje, koncesionet me Beqen, Olsin, …etj etj! sb
KOHA JONË SONDAZH

