Rama: Ka ikur koha kur Qeveria vendoste gjoba ndaj biznesit

 

Ka ikur koha kur Qeveria vendoste gjoba elektorale për biznesin.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës sëmbajtur në Këshillin e Investimeve, një bashkëpunim dhe me BERZH. Rama tha se në këto 18 muaj nga 720 milion dollarë borxhe që kishte qeveria ndaj biznesit sot 300 milionë janë larë. Rama theksoi se paraja po shkon tek i zoti.

“Krijimi i këtij Këshilli Investimesh është një moment i rëndësishëm në një përpjekje të filluar 18 muaj më parë për të adresuar problematikën e të bërit biznes në Shqipëri.

Ne kemi një eksperiencë mjaft poizitve, eksperincën e Këshillit Ekonomik Kombëtar, ku janë krijuar kushtet për një bashkëveprimm me biznesin në mënyrë që të adrejsomë sa më drejt zgjedhjen e problemeve të ekonomisë sonë.

Në këto 18 muaj mund të themi se kemi bërë jo pak për të transformuar hapësirë e të bërit ekonomi nga një hapësirë mbytëse e arbitrariteti në një hapësirë bashkëveprimi.

Nga ana tjetër ne sot jemi dëshmitarë të faktit se nëse 18 muaj më parë morrëm një tashëgimi të rëndë në raportet mes qeverisë dhe sipërmarrjes, ku pika më domethënëse ishte barra prej 720 milionë dollarë borxhe që qeveria i kishte sipërmarrjes, më shumë se sa 5% të GDP.

Sot jemi në kushtet ku mund të themi se jo vetëm 300 milionë dollarë janë kthyer mbrapsht dhe pjesa tjetër është në këtë rrugë, kthimi i parave tek i zoti”, deklaroi Rama.

Kryeministri njoftoi dhe për një ligj të ri për biznesin, i cili sipas tij do të kalojë në javët që vijnë në Kuvend. Rama tha se janë diskutimet e fundit për këtë ligj, që do hap një kapitull të ri të të bërit binzes në Shqipëri.

“Edhe sistemi i funksionimit të marrëdhënieve  mes qeverisë dhe biznesit ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore. Sot kemi një rimbursim transparent të TVSH që ka lehtësuar veprimtarinë e sipërmarrjes.

Nga ana tjetër ne kemi vepruar dhe më shumë se kaq, për të krujar një marrëdhënie të re besimi dhe ndërveprimi me sipërmarrjen duke i zhbërë të gjitha gjobat me natyrë elektorale.

Ka triumfuar rruga e ligjit dhe arsyes jo rruga e të shkuarës ku nevoja imediate e pushtetit bënte ligjin mbi sipërmarrjen.

Këshilli i Investimeve është një krijesë e re për të krijuar një mekanizëm që falë mbështetjes se BERZH do na japë mundësi të adrsojmë drejtpërdrejt problemet e sipërmarrjes e të kërkojmë bashkë zgjidhjet për të lehtësuar procesin e investimit.

Në javët në vijim Kuvendi do miratojë ligjin e ri të investimeve që është një bazë e re që zgjeron hapësirë dhe lirinë e të investuarit dhe rrit parashikueshmërinë në procesin e investimit dhe shteti jep mbështetje për investitorët.

Jemi në diskutime për të detajuar çdo element të këtij ligji të ri dhe jemi të bindur që do kemi një kapitull të ri”, deklaroi Rama.

SHKARKO APP