Rama: Kandidatët e PD duhet të ruhen me qen

 

"Lasgushi mes meje dhe Dianës do të zgjidhte Dianën, ndërsa mes Dianës dhe atij të PD as që diskutohet se do të zgjidhte kandidaten tonë, ndërsa atij tjetrit do ti vërsulte qenin.

Në fakt këta të PD duhet të ruhen me qen, sepse në cdo shesh dhe në cdo qytet prishin rendin dhe qetësinë me shpifje dhe akuza të paqena".

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Pogradecit ku bashkë me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta prezantoi kandidaten e ASHE për bashkinë e këtij qyteti Diana Mile.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama theksoi se vendi ka nevojë therëse për të pasur sa më shumë gra e vajza në vendimmarrje, në këshillat bashkiake, për të zgjidhur problemet e qytetarëve.

"E di shumë mirë që edhe burrat janë dakort me mua, që më 21 Qershor ne duhet të dëgjojmë gratë dhe vajzat që kemi nëpër shtëpia.

Pyetja që shtrohet është me votën tonë më 21 Qershor kush na i garanton shkollën apo cerdhen më të mirë? Na i garanton Diana apo shoku i qenit të Lasgushit.

Kush na garanton një hapësirë dhe mjedis të përbashkët Diana apo ai tjetri", theksoi Rama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?