Rama: PD i ka shpallur luftë reformës. Po s’votuat ligjet e tjera, nuk ngrihet SPAK-u

Në replikë me deputetin demokrat Eduard Halimi, kryeministri Edi Rama duke iyu referuar kërkesës për referendum për importin e plehrave, theksoi se kazani më i madh i plehrave është sistemi i drejtësisë në vend.

“Vetëm një referendum do të ishte sot i sinqertë nëse propozohej nga PD atë për të ndërprerë procesin e integrimit në BE apo përzënë ambasadën amerikane. Ndërkohë kazani më i madh i mbeturinave të korrupsionit, krimit dhe mafias është sistemi i drejtësisë”- tha Rama.

Sipas tij: “Sot PD i ka shpallur luftë reformës në drejtësi, duke ankimuar në gjykatë kushtetuese ligjin e vetingut. Ndërsa ligjet e tjera refuzojnë ti miratojnë, dhe bëjnë sikur e nuk e dinë që struktura e posaçme antikorrupsion që këta duan ta votojnë, nuk mund të ngrihet pa u votuar edhe këto ligjet e tjera. Por këta duan të bëjnë medemek se këta janë të gatshëm për ta miratuar këtë ligj.”- tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama akuzon PD se me dërgimin në gjykatë Kushtetuese të Vettingut po kërkon të pengojë reformën në drejtësi me çdo kusht

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama: “PD dërgoi dje në Gjykatë Kushtetuese themelin e Drejtësisë. Duan ta pengojnë reformën  me çdo kusht, deri duke sulmuar publikisht ambasadorin e SHBA-së në emër të sovranitetit për të cilën bënë gjithë atë propagandë dhe erdhën me bisht në shalë më 21 korrik për të ngritur kartonin jeshil.

Duan ti mbyllin rrugën krijimit të mekanizmave që sigurojnë llogaridhënie, efektshmëri dhe akses të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?