Rama: Kemi hartuar planin për menaxhimin e situatës. Kulmi i krizës energjetike, mesi i vitit tjetër

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë, Kryeministri Rama u shpreh se qeveria është konsultuar me ekspertë dhe janë parë analizat që po bëjnë vendet e tjera në hartimin e planit për menaxhimin e krizës energjetike.

I kemi përllogaritur të gjitha, nesër do të publikojmë planin e posaçëm. I referohemi analizave të ekspertëve dhe analizave që po bëjnë vende të ndryshme. Është situatë shumë e ngjashme me situatën e pandemisë, ku të gjithë janë të prekur, por çdo vend ka specifikat e veta”, tha kryeministri.

Rama thotë se nga diskutimet me ekspertët e ekonomisë, kanë dalë në përfundimin se kulmi i krizës energjetike do të jetë mesi i vitit të ardhshëm.

SHKARKO APP