Rama kërcënon BE, “harron” kushtet e Bundestagut, kërkesën për zgjedhje dhe rrezikun e kthimit të vizave

Kryeministri Edi Rama është shfaqur në median franceze për të komentuar metodologjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Europian. Franca është vendi më kritik ndaj procesit të zgjerimit dhe posaçërisht ka kërkuar nga Shqipëria plotësimin e kushteve para se të ecet me çeljen e negociatave.

Por në vend të prezantimit të bilancit dhe dhënies së argumenteve për skeptikët e çeljes së negociatave me Shqipërinë, Edi Rama ka zgjedhur të kërcënojë Bashkimin Europian dhe Francën. Në intervistën e dhënë AFP, kryeministri ka thënë nëse BE nuk hap negociatat, Shqipëria nuk do të qëndrojë të dyert e Europës dhe të qajë. Mesazhi i Ramës është se veç Europës Shqipëria ka projekte të tjera. Aludimet janë për aleanca që shkojnë kundër interesave të BE dhe SHBA.

Në intervistën për median franceze, Rama ka folu për problemet e BE, por jo për problemet që ka qeverisja e tij. Ai nuk ka përmendur kushtet e Bundestagut gjerman që i kërkojnë reforma. Nuk ka folur as për rënien e institucioneve në vend dhe krizën e rëndë politike të qeverisë që drejton.  Gjithashtu nuk ka përmendur as kërkesën e përsëritur të opozitës dhe kërkesën e ndërkombëtarëve për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme, si e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën.

Në vend të këtyre problemeve, Edi Rama ka vendosur t’i bëjë presion BE, duke harruar se me metodologjinë e re të BE, për vendet me probleme nuk ka vetëm mos hapje negociatash, por dhe anulim të procesit të integrimit. Gjë që në kontestin e Shqipërisë, për shkak të keqqeverisjes, mund të përkthehet në rikthim të regjimit të vizave dhe pezullim të lëvizjes së lirë.

SHKARKO APP