Rama “kërcënon” deputetët e rinj: Kush do më shumë gjakun e tij, të lërë detyrën që sot
Gjatë një takimi me deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, Rama paralajmëroi këta të fundit se nëse nuk arrijë të kryejnë detyrën e tyre siç duhet dhe mendojë më tepër për gjakun e tyre se flamurin kuqezi duhet të lënë detyrën që sot.
“Kemi kërkuar një mandat kuqezi dhe do qeverisim kuqezi dhe jo si përçarës. Për të dalë faqebardhë në masonin tonë, duhet të shohim tek çdo shqiptar i aftë një bashkëpunëtor në misionin tonë dhe çdo i paaftë të largohet nga ky mision. çdo deputet që do më shumë gjakun e tij, të lërë detyrën që sot. Kjo nuk do të thotë se LSI është kanceri edhe pse është LSI më shumë e prekur si parti”- tha Rama, duke u përcjellë një mesazh.
“Ta mbajmë mirë vath në vesh se një pushtet i këtyre përmasave që fituam nuk është besim për atë që kemi bërë, por besim për atë që mund të bëjmë. Zgjidhja e një koalicioni jo pa probleme dhe besimi tek socialistët”, tha Rama.
“Meta reflekto, riparo demin, te votuam President konsensual jo konfliktual”
Në fjalimin para skuadrës fituese të zgjedhjeve të 25 Qershorit, Rama u kujdes të bëjë një falënderim për ish-bashkëkryetarin në koalicionin qeverisës, Ilir Meta.
Rama tha se një falënderim i shkon Ilir Metës për sa kohë kontribuoi për reformat, por jo për deklaratat gjatë fushatës.
“E falënderoj për kontributin që dha gjatë qeverisjes, kuptohet jo që çoi gjërat për dreq nga fundi”.
Rama madje i ka kujtuar Metës se mori votat për te qenë president konsensual dhe për të qenë mbi palët.
“Bashkëkryetari hodhi në erë projektin strategjik të së majtës së bashkuar. Dua t’i lutem të reflektojë si Presidenti që i mori votat tona për të qenë konsensual dhe jo konfliktual dhe të bëjë riparimet e dëmeve të papara që i bëri figurës së kreut të shtetit në fushatë.
LSI është vrimë në ujë, dhe tani eshte bere dalja e saj nga çelësi për qeveritë. Falenderoj ministrat e LSI, për kaq shumë kontribute që dhanë për të mirën e Shqipërisë në detyrën e re të opozitarëve”.
Marrëveshja me PD
Kryeministri Rama u ndla dhe tek marrëveshja me Bashën duke theksuar se do të jetë busulla e orientimit për të ardhmen politike në vend.
“Dora e bashkëpunimit do të jetë e shtrirë për ata dhe PD. Marrëveshja me PD do të mbetet busull orientuese në marrëdhëniet me opozitën. Prioriteti ynë do të jetë nxjerrja e mësimeve të këtij mandati përmes një reflektimi serioz”.
“Qeveria e re gati në Shtator, asnjë deputet me pushime”
Rama porositi të vetët që askush të mos largohet me pushime deri më 1 Gusht. Kryeministri theksoi se qeveria e re do të jetë gati në fillim të shtatorit.
“Skuadra qeverisëse do të jetë gati në fillim të shtatorit. Asnjë nuk duhet të largohet me pushime deri në 1 Gusht, por askush nuk është marrë me zor”, tha Rama,ndërsa falënderoi sipas tij disa nga socialistët që kanë kontribuar maksimalisht ne zgjedhjet parlamentare