Rama kërkon shkarkimin e zv/ministres së Mjedisit, debitore e energjisë
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sonte shkarkimin e zëvendësministres së Mjedisit, Diana Bejko, pasi ajo rezulton debitore e energjisë elektrike. Mësohet se Bejko nuk ka paguar faturat e energjisë elektrike në shtëpinë e dytë në Velipojë.
Sipas burimeve nga Kryeministria, shuma e debisë së saj është modeste, megjithëse kjo nuk e ka penguar Kryeministrin të kërkojë shkarkimin e saj. Diana Bejko është një emër i njohur i Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës.
Ndërkohë, bëhet e ditur se në Kryeministri është ngritur një ekip i posaçëm që po ndjek punën e OSHEE-së për verifikimin e librezave të punonjësve të shtetit, pas urdhrit të shefit të qeverisë.
KOHA JONË SONDAZH

