“Rama kërkon të ndryshojë Kushtetutën për 6 ditë”, Ironia e Dylgjerit: Për 6 ditë mund të ngelesh vetëm shtatzënë
Gazetari Ylli Dylgjeri ironizon nismën e kryeministrit Edi Rama për të ndryshuar i vetëm Kushtetutën për 6 ditë.
Përmes rrjeteve sociale, Dylgjeri thotë që ka bërë një punë kërkimore në internet për të kuptuar se çfarë mund të bëhet për 6 ditë.
Dhe i vetmi rezultat i marrë nga kërkimi i tij është se për 6 ditë mund të ndodhë vetëm një gjë: që një femër të mbetet shtatzënë.
Ironia e Ylli Dylgjerit
Rama kërkon të ndryshojë Kushtetutën për 6 ditë!!!
Kërkova në Google se ç’mund të bëhet për 6 ditë ?
Përgjigja: Për 6 ditë mund të ngelesh vetëm shtatzënë!
Edhe kjo barrë, kur është gruaja pjellore.
Po Bibla ç’thotë?
Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën. Zanafilla 1:27Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë. Zanafilla 2:7
Pra i fryu njeriut te vrimat e hundës, Jo si Rama që i fryn në vesh Murrizit & Co!
PD dhe LSI kanë të drejtë. Nuk është çështje barre…