Rama kërkon t’ju vjedhë pronën, t’ju futet në jetën private dhe t’ju fusë në burg nëse protestoni…

Nga Kastriot Islami

“Djalli në botë vjen gjithmonë nga injoranca,” shkruante Albert Kamy në librin ‘Murtaja’Kurse ish-presidenti i SHBA, Abraham Linkoln, është bërë i famshëm me deklaratëtn se “Ju mund të mashtroni disa njerëz gjatë të gjithë kohës ose të gjithë njerëzit për një kohë të shkurtër, por nuk mund të mashtroni kurrë të gjithë dhe për gjatë tëgjithë kohës…Këto janë mesazhe aktuale e shumë të rëndësishme për shqiptarët, kur jeta e tyre është e rrezikuar më shumë se kurrë nga COVID-19. Kur shëndeti i tyre ekonomik mund të rrënohet ekstremisht deri në uri për shumë familje dhe e vështirë për t’u ringritur për disa deri dhjetëra vite. Por ajo që është më e rënda nga rreziqet dhe me pasoja të pariparueshme është shkatërimi i shëdentit të tyre demokratik, ose më saktë dhunimi i të drejtave të tyre themelore, rrënimi idemokracisë dhe shkatërimi i pluralizimit

***

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama, me synimin e qartë të forcimit të pushtetit të tij personal, duke shfrytëzuar situatën e pandemisë, jo vetëm me injorancën dhe paaftësinë e tij ekstreme, po rrezikon jetën e çdo qytetari dhe shëndetin ekonomik të shumicës së familjeve shqiptare, por në mënyrë perverse e autoritare po shkatërron shëndetin e demokracisë shqipatre, duke dhunuar të drejtat themeloreme të qytetarëve me  “justifikimin” e nevojës për masa drastike ndaj COVID-19, gjë që nuk ndeshet në asnjë nga vendet demokratike të Europës e planetit. Këto veprime gjënden vetëm në Korenë e Jugut, Turkmenistan ku ka zero të infektuar dhe zero të vdekur dhe masa drastike diktatoriale.

Swiss Digital Mobile Reklama

***

Rama ka shkuar aq larg me marrëzitë e tij në funksion të forcimit të pushtetit të tij personal, në kurriz të dhunimit të të drejtave themelore të shqiptarëve sa që ka marrë fshehtas e tinëzisht vendimin për t’u tërhequr nga disa elementë të rëdnësishëm të Konventës së Këshillit tëEuropës për mbrojtjen e të drejtave themelore.

***

Çfarë synon Rama më konkretisht me këtë veprim?

Së  pari, të dashur shqiptarë, kjo do të thotë që Rama mund t’ju prekë pronvën private, t’jua grabisë atë pa iudhënë mundësi të ankoheni madje as të mund të shkoni e të ankoheni në Gjykatën e të Drejtave në Strasburg, sepse në Gjykatën tonë Kushtetuese as që bëhet fjalë të ankoheni se ajo nuk ekziston.

Së dyti, të dashur shqiptarë, Rama, me justifikimin e rrezikut të COVID-19, tani e tutje mund të futet kudo në jetën tuaj private, në celularin tuaj, në shtëpinë, tuaj, në makinën tuaj, në disjen tënde mjeksorepra ai tani e tutje ka të drejtë të futet në privacinë tuaj sepse me largimin nga kjo Konventë ka fituar ta kryejë këtë veprim pa iufutur asnjë asnjë gjemb në këmbë dhe ju keni asnjemundësi të ankoheni

Së treti, të dashur shqiptarë, ai me këtë veprim tinzar, ka fituar të drejtën të dhunojë të drejtat tuaja themelore sic ka vepruar edhe gjatë këtyre javëve, tju mbajë në izolim e karantinë pafundësisht, ose aq gjatë sa vendos mëndja e tije sërmurë, dhe ju mund të dënoheni nëse nuk zbatoniurdhërat e tij perverse..

Së katërti, të dashur shqiptarë, më i rëndi ështëdhunimi pasues, më konkretisht nëse ju do tërevoltoheshit nga të gjithë dhunimet e mësipërme, dhe do tju shkonte mëndja të ragonit, ju nuk keni më filluar ngaky moment asnjë mundësi të protestoni sic ju mendoni e parashikon Kushtetuta juaj, sepse këtë drejtë themelore qëpas 50 vjetësh diktaturë ju e fituat në 1991, Rama jua ka fshirë

Përmbledhtas, pra nga sot e tutje, Rama mund të bëjëcfarë të dojë me cdo shqiptar, me pronën e tij private, me privacinë e tij, mund të dhunojë dhumë nga të drejtat e tij themelore dhe sipas mendjes së tij të sëmurë e perverse ju nuk do të keni më asnjë mundësi apo tëdrejtë të reagoni apo të protestoni, por duhet të mbyllningojën dhe të nënshtroheni

***

Largimi nga respektimi i plotë i Konventës së të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Europës, siç ka ndodhur gjatë 30-vjetëve demokraci, është rikthim në diktaturë. Ngul në këmbë në termin diktaturë sepse nuk ka më asnjë hapsirëpër të thënë se Rama është thjesht një drejtues që aplikon masa drastike apo shfaq sjellje autoritare

Rama qartësisht ka krijuar të gjithë kushtet e rrethanat për të vendosur në çdo moment diktaturën e një individi. Mos t’ju duket ekzagjërim! Shqiptarët duhet të reagojnë duke kuptuar se siç thotë Kamus se “djalli vjen gjithnjë nga injoranca”… Dhe duhet të reagojnë që një ditë të mos jetë vonë për të kuptuar seshqiptarët shekullin XXI u mashtruan të gjithë së bashku për një kohë të gjatë nga një individ pervers e mediokër diametralisht ndryshe nga çfarë deklaron ish-presidenti amerikan Abraham Linkoln për popujt me ndërgjegje dhe përgjegjshmëri të mjaftueshme për të mbrojtur lirinë, të drejtat e tyre themelore dhe sistemin demokratik pluralist.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?