Rama: Këtë vit do bëhem vetë kosovar, por s’do vij të bëj fushatë për vota

Nuk kaloi pa u diskutuar nga studentët e Universitetit të Prishtinës, mungesa e ministrave kosovarë në qeverinë ”Rama 3”, pasi në qeverinë e kaluar kishte 2 ministra nga Kosova, Gent Cakajn si ministër i Jashtëm dhe Besa Shahini si ministre e Arsimit.

“Çfarë shkoi keq”, u pyet Rama. Me batutë kryeministri tha se këtë vit ka vendosur që të bëhet kosovar vetë.

“Mandatin e tretë do të bëhem kosovar vetë. Mos e merrni me të qeshura se po e vendosa një gjë unë e bëj. Po s’do vij të bëj fushatë këtu, për të marrë vota të mos ketë merak njeri, as nuk do vij të votoj”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?