Rama: Kjo nuk është lojë, por do ia dalim
Kryeministri Edi Rama deklaron se ditën e sotme do të komunikojë me Presidenten e Komisionit Europian. Detajet e bisedës me përfaqësuesen e BE, kryeministri thotë se do t’i ndajë me ndjekësit e tij në Facebook në orën 18:00.
Ndërkohë kreu i qeverisë shprehet optimist se shqiptarët do t’ia dalin edhe në këtë situatë të rëndë.
Mesazhi i kryeministrit Rama ne Facebook: ? SOT PASDITE BISEDË TELEFONIKE ME PRESIDENTEN E KOMISIONIT EUROPIAN, URSULA VON DER LEYEN. MË PAS, NË ORËN 18.30, DO T’JU KOMUNIKOJ MESAZHIN TIM TË DREJTËPËRDREJTË!
? FALEMINDERIT TË GJITHËVE PËR MIRËKUPTIMIN FANTASTIK DHE ZBATIMIN MBRESËLËNËS TË RREGULLAVE TË LUFTËS, QË ME KËTË UNITET TË FORTË DO TA PËRBALLOJMË ME PATJETËR!
? BESIM SE GJITHÇKA PO BËJMË ËSHTË GJËJA E DUHUR, NË ÇDO HAP E ÇDO DITË DHE DURIM, DURIM, DURIM, SEPSE KJO LUFTË NUK DO TË JETË E SHKURTËR DHE S’ËSHTË GJËKUNDI NJË LOJË KUKAMÇEFTHI, KU PO U “FSHEHËM” NJË JAVË I’A HODHËM!
? JU SIGUROJ TË GJITHËVE SE PO PUNOJMË DITË-NATË PËR TË MOS LËNË VETËM ASNJË SHQIPTAR DHE PËR TË BËRË GJITHÇKA PËR SHËNDETIN E PËR EKONOMINË FAMILJARE DHE KOMBËTARE PO ASHTU!
? DURIM, DURIM, DURIM! FRIKË ASPAK, KUJDES PO! DO T’IA DALIM EDHE KËSAJ LUFTE MEDOEMOS!
Lexoni edhe…
Arrin në 51 numri i të prekurve me koronavirus. 9 raste të reja në 24 orë, 4 janë mjekë
6 mjekë të infektuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, mjekuan pacientin që i erdhën vizitorë nga Italia