Rama komenton incidentin mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend, komentoi edhe incidentin mes kreut të grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Me një fragment nga zhvillimet në godinën e PD-së, parlamenti mori një rrjedhë xhudiste. Më vjen mirë që në gjithë këta zëra, ca nga bota tjetër, u dëgjua një zë nga kjo botë dhe një zë që bëri sens në diskutim. I referohem zotit Mediu për të pasur parasysh se çfarë është procesi që duam. Ndërsa me shpirtrat e vdekur, ata më të lirët nuk janë fusha ime“, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

