Rama konferencë për shtyp nga Prishtina: Fletërrufeja shkaktoi krizë në disa plane

Pas takimeve me zyrtarët më të lartë të Kosovës, kryeministri Edi Rama po mban një konferencë me gazetarët, ku tha se aktakuzat, të cilat i barazoi me fletërrufë të revolucionit kulturor kinez, janë të padrejta.

“Unë jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare, për të t’i dhënë mbështetje Kosovës dhe përfaqësuesve politikë të saj në kushtet kur e dinë të gjithë se ka ndodhur diçka e rëndë. Komunikata është një fletërrufe e ngjashme me ato publike gjatë revolucionit kulturor kinez. Është e pashembullt dhe e kombinuar në momentin e publikimit të saj, përbën arsye, edhe nëse publikimi është i arsyeshëm apo i qëllimshëm në prag të një takimi me rëndësi në Shtëpinë e Bardhë. Takimi në Shtëpinë e Bardhë përbën një moment të rëndësishëm, një mundësi për ta çuar procesin në një nivel të ri me mbështetjen e SHBA-së. Të jesh në pozicionin që jam unë, është privilegj dhe të jepet mundësia të kontribuosh për atë çka ishte dhe është vlera historike e UÇK-së”.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë tha se aktakuza shkaktoi krizë në disa plane. ”Mendoj që ky moment është një krizë disaplanëshe të shkaktuar nga kjo fletërrufe, por edhe një mundësi të madhe për të vënë në pah jo thjesht vlerat e luftës dhe të vërtetën se Kosova ishte viktima jo agresori”.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nga gazetarët nëse ekziston mundësia që roli dhe deklaratat e tij për aktakuzat për krime lufte ndaj Thaçit dhe Veselit, mund të keqkuptohen nga ndërkombëtarët, tha se e vërteta është e tmerrshme dhe se për të nuk kanë rëndësi reagimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Çfarë kam mësuar në 7 vjet kryeministër është se keqkuptimet më të mëdha me të huajt janë produkt i intrigave mes shqiptarëve. Nëse shqiptarët që kanë komunikim me të huajt do të bënin atë që bëjnë disa popuj të tjerë që kanë bërë sukses të madh, që çfarë na ndaj shqip nuk përkthehet anglisht, sot Shqipëria dhe Kosova do të ishin ku e ku më përpara. Por, fatkeqësisht është nga këtu në Prishtinë dhe nga atje në Tiranë, ku prodhohet helmi për të prishur gjakun e miqve. Ndërkohë, sa i përket marrëdhënieve keqkuptimeve dhe mirëkuptimeve, unë nuk i kam frikë mendimet e mia dhe të vërtetën time di ta mbroj dhe imponoj edhe me miqtë ndërkombëtarë. Kjo është fakt, është një e vërtetë e tmerrshme, është e patolerueshme. Le të dalë kush të dojë dhe të thotë jo kështu e jo ashtu. Mua më ka ardhur keq që kam parë deklarata dhe përshëndetje që e kanë konsideruar atë brutalitet një hap, një zhvillim, një kërcim të drejtësisë, në asnjë mënyrë jo”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/645843516012724/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?