Rama konfirmon rritjen e çmimit të energjisë nga ERE
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar sot në Bulqizë, foli për vendimin e publikuar sot nga Enti Rregullator i Energjisë, i cili vendosi që në muajin nëntor dhe dhjetor do të aplikohet çmimi 44 lekë për fashën 800 KW/orë, nga 42 që u tha më herët.
“Pashë sot që ERE kishte nxjerrë një çmim tjetër, 44 nga 42, pra prapë është rrit, por ne do vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë, qoftë për familjarët, qoftë për çdo biznes të vogël sepse kështu bëjmë edhe tjetrën, mbajmë inflacionin më ulët se vendet e tjera të rajonit pavarësisht se çmimet janë rritur”, tha Rama.