Rama konsumon kafe në shkollën profesionale, apel nga Elbasani: Denonconi pronarët që nuk ju deklarojnë pagat

Kryeministri Edi Rama konsumoi një kafe pa pagesë në “barin” e praktikës së shkollës profesionale në Elbasan. Shefi i qeverisë përfitoi nga ky moment për t’u bërë thirrje punonjësve të cilëve nuk u deklarohen pagat e plota, që të denoncojnë punëdhënësit e tyre.

“Deklarimi i këtyre pagave në ndërmarrje të caktuara që vendosin 400 euro të pagës minimale, edhe për një punonjës të zakonshëm edhe për një shef, në mënyrën më të pacipë, është haptazi kriminale. Edhe ne do të ndërmarrim hapa shumë të forta për këtë, por në të gjitha rastet kjo duhet të jetë në koshiencën shoqërore”,-tha Rama.

Ndërsa inspektoi klasat e ndryshme në shkollën profesionale të Elbasanit, Rama kërkoi vijimin e fushatës për studimet në shkollat profesionale, si një mundësi për të qenë pjesë e tregut të punës në të ardhmen.

SHKARKO APP