Rama: Koronavirusi nuk luftohet me politikë dhe panik
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga opozita të mos bëjë politikë me koronavirusin. Në një reagim në Facebook, kreu i qeverisë thotë se po bashkëpunon me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe institucionet kanë marrë masa për çdo situatë.
“Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik!Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit…”,- shkruan Rama
KOHA JONË SONDAZH

