Rama-Kovaçit: Një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e rublave. S’ka asnjë shans të merret seriozisht

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi ka marrë një tjetër përgjigje nga Edi ama, Kryeministri shkruan në një postim në Twitter, se një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e rublave, nuk merret seriozisht.

”Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte”,-shkruan Rama.

Pedagogu Kovaçi sot tha se ka punuar në Shërbimin Informativ Shtetëror nga viti 2013 deri në 2015, si drejtor i analizës dhe se është vlerësuar dhe ka marrë shpërblim nga kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?