Rama: Krenar që trajtohemi si të barabartë në tryezat me të mëdhenjtë

Kryeministri Edi Rama tregoi rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB, ndërsa shtoi se nuk pretendon që vendi ynë të ketë pozicione që nuk i takojnë.

Në një bashkëbisedim me gazetarët që e shoqërojnë në SHBA, Rama tha se Shqipëria është dhe trajtohet si e barabartë me vendet e tjera të fuqishme.

Deri në qershor ka kohë, sepse puna e Këshillit të Sigurimit është intensive dhe sjell gjëra të tjera. Në qershor do të rikthehemi në New York për një tjetër moment kur Shqipëria të ketë pjesëmarrjen në këtë këshill. Sot Shqipëria është në këshillin e Sigurimit, siç ishte në krye të OSBE. Ne jemi një vend i vogël, jo një vend i madh. Nuk pretendojmë që të luajmë role që nuk na takojnë, por po i japim vendit tonë një dinjitet dhe respekt. Dëgjohemi për aq sa mundemi. Ajo që jam krenar, është se sillemi si të barabartë dhe trajtohemi të barabartë.”, tha ai.

SHKARKO APP