Rama: Krime ndodhin dhe në Gjermani

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në  ndalesen e radhës për anëtarësimet e reja  e kanë justifikuar praninë e krimit në vend si një realitet me të cilin përballen edhe shtete të fuqishme duke marrë  si shembull Gjermaninë. Ndërkohë Kryeminstri qe mori ne analize disa sektore te qeverisjes vecoi edhe  shëndetësinë dhe premtimin për ta ofruar falas për qytetarët.

Durrës-Në javën  që  kulmoi me ngjarje të rënda kriminale kreu i qeverisë dhe ministri i Brendshëm  nxorën si shkaqe, mugesën e drejtësisë në vend të cilën e kanë në shënjestër si sektor që duhet reformuar rrënjësisht. Nga Durrësi ku janë ndalur për anëtarësimet e radhës në partinë Socialiste kryeministri mori si shembull  krimin që ekziston edhe në vende si Gjermania.

Edi Rama: Sigurisht që ndodhin krime. Ku nuk ndodhin krime?! Përpara pak javësh, natën e vitit të ri në vendin më të sigurtë më të Europës, në sheshin e njerit prej qyteteve më të mëdha të atij vendi u deklaruan mbi 60 vjaza dhe gra të pëerdhunuara, për të mos folur plot e plot raste të tjera. Ca dua të them me këtë? Dua të them që është gjëja më e lehtë, por edhe gjëja më e turpshme që pas cdo krimi që ndodh të çohesh dhe të baltosësh Policinë e Shtetit, spese njerëzit nuk janë aq mëndje lehtë sa për fat të keq politika i ka kujtuar gjithë këto vite, dhe njerëzit e dinë shumë mirë ta bëjnë dallimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Saimir Tahiri: Unë pyes, si ka mundësi që ata që kanë bërë vrasje, ata që kanë bërë vjedhje, arrestohen nga Policia dhe dalin përsëri nga burgu? I lë drejtësia të lirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

E ndërsa përsa i përket shëndetësisë falas  një prej premtimeve më të mëdha të qevrisë lideri socialist  pranoi duke cituar nje shprehje popullore se ky prmetim nuk eshte realizuar.

Edi Rama:  Për të bërë shëbndetësinë falas. Shëndetësia falas nuk është një fjalë gojë, është arsye e plotë për të kujtuar shprehjen “Nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë”

Rama  ftoi qytetarët që të anëtarësohen në Partinë Socialistë pasi vendi po ecën drejt reformave  duke e lidhur me vlerësimin e Agjencia prestigjioze e kreditimit, Standard and Poor’s e cila  përmirësoi vlerësimin e borxhit të Shqipërisë nga B në B+ .   

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?