Rama kritika deputetëve dhe foli për zgjedhje të parakohshme? Spiropali tregon çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali flet këtë mbrëmje sa i takon spekulimeve se në mbledhjen e ditës së sotme të grupit parlamentar, kryeministri Edi Rama kishte kritikuar deputetët dhe u kishte përmendur zgjedhjet e parakohshme, Spiropali sqaroi se nuk pati gjëra të reja, përveç kritikave për një vetëkorrigjim të PS-së në të ardhmen.

“Nuk kishte asgjë të re në mbledhjen e grupit parlamentar, përveç asaj që thuhet vazhdimisht në mbledhjet tona. Ne duhet të vijojmë punën tonë me më shumë intensitet, për të bërë detyrën e përfaqësimit.

Duhet të ndezim motorët ashtu si në kongresin e PS ndezëm motorët për angazhimin tonë elektoral. Kritika ka në vijimësi dhe nevoja për vetëkorrigjim është gjithmonë prezentë. Kjo është arsyeja përse ne nuk jemi të vetëkënaqur me punën tonë në parlament po ashtu në qeveri apo administratë. Kemi nevojë për ndryshime që e bëjnë punën tonë më produktive”, tha Spiropali.

SHKARKO APP