”Rama kr*minel në kërkim”, Berisha thirrje shqiptarëve të ngrihen: Të mos e mbajmë turpin në Tiranë
Nga ballkoni i banesës ku po qëndron në izolim që prej 30 dhjetorit 2023, këtë mbrëmje Sali Beisha e ka quajtur kryeministrin Edi Rama si ”kriminel në kërkim”. Berisha solli në vëmendje rastin “McGonigal”, duke e konsideruar Kryeministrin Rama një “kriminel në kërkim”. Po ashtu Berisha i bën thirrje popullit që të ngrihen kundër Ramës.
”Edi Rama është një kriminel në kërkim, prandaj shqiptarë ngrihuni, të mos mbajmë turpin në Tiranë, se nuk ka komb të qytetëruar që do të pranonte një horr të tillë për kryeministër. Edi Rama i ka kohërat e numëruara, por ftoj shqiptarët t’i presin biletën dhe do të shihni ju se si do të bjerë bashkë me të llumi që e mban në këmbë atë.
Shqiptarë, qytetare dhe qytetarë, për dinjitetin tuaj, për dinjitetin e vendit tuaj, të ngriheni në këmbë dhe të kërkoni drejtësi kundër Edi Ramës, të kërkoni drejtësi ndaj këtij kryekorruptori. Mos prisni që Edi Ramën ta ndëshkojë Damani. Damani është një skllav i tij i mjerë, është një qenie e korruptuar në çdo qelizë prej tij. Damani bën gjithçka, të prishë çdo provë, të mashtrojë me çdo akt vetëm e vetëm për të mbrojtur Ramën, sepse mbron veten e tij, është skllav i tij, është mercenar i tij”, tha Sali Berisha ndër të tjera.