Rama kryeson mendimin pozitiv, i dyti Berisha. Meta qëndron në krye të mendimit negativ
Kë duan shqiptarët dhe kë jo nga politikanët? Gjatë periudhës 22 shtator-02 tetor 2024, Datacentrum dhe Barometri-Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë, lidhur me pëlqyeshmërinë e liderëve kryesorë politikë në vend dhe liderët e partive të reja. Në mënyrë krahasimore lidhur me mendimin pozitiv për liderët kryesorë në vend të testuar elektoralisht më parë, rezulton se për qindjen më të lartë e ka Edi Rama 45.9%, ndjekur më pas nga Sali Berisha 28.7%, Lulzim Basha 13.9% dhe në fund Ilir Meta 9.9%. Për mendimin negativ, renditjen e liderëve e kryeson Ilir Meta me 84.6%, ndjekur nga Lulzim Basha 80.5%, Sali Berisha 66.3% dhe në fund Edi Rama 50.1%.