Rama: Kryetari i PS nuk ka pse votohet. Vlerësoni deputetët online
Kryeministri Edi Rama ftoi sot qytetarët që të vlerësojnë deputetët e PS-së online. Gjatë një konferencë për mediat, Rama tha se kandidatët e rinj do të prezantohen me video.
I pyetur se çfarë vlere ka përzgjedhja e kandidatëve kur PS ka vite që nuk voton për kreun e saj, Rama tha se “kryetari nuk ka përse të votohet”. Ai shtoi se votimi i kryetarit të partisë është ai kur fiton zgjedhjet.
Kryeministri Edi Rama nuk zgjodhi që të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse do të ketë ndryshim të kabintetit ministror, por nuk e përjashtoi si mundësi, pasi sipas tij ” e mira s’ka fund.
“Ministrat i kemi të mirë, por e mira s’ka fund, secili ka mundësi për të bërë më shumë. Në kërkim të përditshëm për ta bërë më mirë punën dhe për të dhënë më shumë ka një vlerë të madhe edhe dëgjimi i njerëzve. Unë e kam një sistem dëgjimi që edhe si pasojë e eksperiencës kam arritur ta kem shumë funksional të kombinuar përmes dëgjimit të drejtpërdrejtë, të atyre që ndërveprojnë në rrjetet sociale. Në opinionin tim që është një hapësirë e jashtëzakonshme mesazhesh, në anketimet e përmuajshme që bëjmë të oponionit publik me entitete autonome që na japim mundësinë për të pasur një pasqyrë të situatës në çdo muaj, dhe dëgjimi i anëtarësisë është një vlerë e shtuar për të kuptuar individualisht cila është marrëdhënia, shkalla e lidhjes me anëtarë të partisë dhe përfaqësuesve të tyre, opinioni dhe vlerësimi për përfaqësuesit në qeveri dhe mbasi të bëjmë këtë në cikël të parë, ne do hymë më thellë me pyetje specifike për anëtarët”, tha Rama
Më tej ai shtoi se “kjo është një fazë koalidimi që është një proces i ri, kanë filluar të ndërveprojnë një pjesë e vogël dhe për këtë arsye i kemi lënë vetes 45 ditë për këtë cikël të parë”, tha Rama.