Rama-Kurti, shmangin përplasjet për ”Open Balkan”
Këtë të premte në Elbasan, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan 15 marrëveshje të tjera bashkëpunimi, që i shtohen 150 të tjerave të firmosura në 6 takimet e mëparshme të këtij formati.
Kryeministri Albi Kurti e vuri theksin tek rëndësia e zbatimit të këtyre marrëveshjeve si e vetmja mënyrë për të forcuar bashkëpunimin mes vendeve. Kryeministri Edi Rama njoftoi edhe ngritjen e sekretariati që do të ndjekë implementimin e tyre.
Kryeministrat konfirmuan ndasitë në lidhje me nismën ”Open Balkan”, por u kujdesën që të shmangin përplasjet, pasi dihet që Kosova është kundër nismës. Gazetarët nga Kosova i ngacmuan mbi idenë e një referendumi mbi bashkimin e dy vendeve.