Rama: Kush je ti Basha që më cakton kushtet?!

Gjatë fjalës në seancën e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama foli për Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian por sulmoi edhe opozitën në lidhje me paketën prej 5 pikash. “Shqipëria e ndodhur kundrejt Evropës shumë shpejt mund të hyjë në qytetari e të përzihet me Europën”. Keu i qeverisë iu drejtua kreut të PD-së, Lulzim Basha me fjalët se: ”Kush je ti që më çakton kushte”, që lidhet me kushtet e opozitës në lidhje me Reformën Zgjedhore.

”Reformën zgjedhore edhe pa ju do ta bëjmë. Po them ju, për ju që jeni këtu, se për ata që nuk janë këtu, që thonë hap krahun, unë nuk kam parë. Nuk kam parë, që t’i thotë një këmbësor që rri tek hija e fikut një makine, hap krahun. Cilin krah me? Ku? Ta kemi dhënë planin, zbatoje. Ou? Me çfarë dekreti hyjnor e ke marrë ti të drejtën që të më çosh mua planin, kush je ti një herë? Kë përfaqëson? Ata që përfaqëson i ke lënë në rrugë bashkë me veten. Megjithatë, ata janë të mirëpritur në çdo moment, unë e kam thënë dhe e përsëris, unë ju kam të gjithëve njësoj. Juve këtu dhe ata atje. Për ata atje kam më shumë dhimbje dhe kujdes se janë në një hall më të madh”.

Pas kërkesës së kryeopozitarit Lulzim Basha për të miratuar planin e opozitës për reformën zgjedhore, ose të hapë krahun, dje Rama tha se: ”Unë mendoj se sa të harxhojmë kohën e njerëzve me procesin, më mirë të merremi me problemet reale. Tërmetet artificiale unë kam në dorë t’i krijoj por nuk mund t’i ndaloj kur ndodhin në një vend tjetër. Është njësoj tani sikur një karrocë me kalë t’i thotë trenit hap krahun”.

Në një intervistë për ”Koha Jonë”, ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi foli për 5 kushtet e opozitës së bashkuar. ”Pikat janë të konsultuara dhe në tërësinë e tyre synojnë rakordimin e një qëndrimi të unifikuar opozitar që ndërton një aksion të përbashkët dhe të qartë. Zbatimi i tyre është një kërkesë e kushtëzuar nga kriza e gjithanshme politike, ekonomike dhe sociale dhe jo thjesht një parashtrim i i zhveshur politik. Rama ka kapërcyer çdo normë bashkëjetese politike, ka thyer çdo rregull demokratik, është kapur në vjedhje votash, në grabitje me ligje të deformuara e pa ligje, ka shkelur kushtetutën, ka deformuar drejtësinë duke e zaptuar atë. Vazhdimisht ai gjeneron anormalitet, ortakëri me krimin dhe konflikt me qytetarët. Rama mund ta konsideroj veten dhe tren ndoshta dhe avion që fluturon nën linjat e të tjerëve. Po ky mbetet një vlerësim krejt në ajër. Ndërkohë që si tren ai nuk ka shina sepse ka kohë që ka dalë prej tyre dhe ecën më nxitim çmendurie drejt kaosit politik. Aksioni politik i opozitës si një koordinim nëpërmjet organizimit kapilar, shpalosjes së alternativës dhe organizimit të protestave bashkë me unifikim e qëndrimeve me faktorin ndërkombëtar dhe do japë rezultat”.

SHKARKO APP