Rama: Kush merret me hidrokarbure, të zgjedhë ”ligjin ose goditjen”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për naftën e bllokuar në Ballsh, e cila ishte jashtë standardeve. Kreu u qeverisë përmes një postimi në facebook, ka thënë se ky sektor është në shënjestrën e qeverisë me aksionin e saj kundër informalitetit, duke vënë theksin se asnjë subjekt, i madh ose i vogël nuk do të shpëtojë pa kaluar në “sitë”.

Ministria e Energjisë, Belinda Balluku dhe Inspektoriati Shtetëror Teknik, bllokuan 550 ton naftë në rafinerinë e Ballshit, për shkak se ishte jashtë standardeve të cilësisë. Balluku theksoi se qeveria nuk do të tolerojë asnjë subjekt i cili abuzon me cilësinë e karburantit.

“Kemi ardhur në një kontroll të thellësishëm e deri diku të befasishëm, megjithëse ishte kërkuar nga vetë subjekti, në mënyrë që të certifikohej produkti që do hidhet në treg por rezultatet nuk kanë qenë ato që ne prisnim. 550 tonë naftë e bllokuar në depozitën G 46 nuk mund të hidhet në treg se është jashtë të gjithë parametrave për tregtim. Ajo do të ripërpunohet dhe rikontrollohet për të arritur në pikën e standardit për tregtim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

“KUSH MERRET ME NAFTE DUHET TE ZGJEDHE: O SIPAS LIGJIT O GODITJEN E LIGJIT. 550 ton karburant jashtë standardeve, gati për të dalë në treg, u bllokuan sot në rafinerinë e Ballshit. Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë! Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët. Informaliteti në dëm të cilësisë është po aq i dëmshëm dhe i patolerueshëm, sa edhe informaliteti financiar në kurriz të konsumatorit e të shtetit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?