Rama: Legalizimi i hashashit miratohet brenda këtij sesioni parlamentar!

Kryeministri Edi Rama ripohoi sot në konferencën e organizuar me gazetarët se, drafti për lejimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore është një projekt serioz. Rama shtoi se ky tashmë është një trend botëror, dhe maxhoranca do e kalojë brenda këtij sesioni parlamentar.

“E kam thënë më parë, që nuk është kjo koha për të folur për këtë çështje sepse është koha për të vënë përpara situatën me trafikimin dhe kultivimin. S’është më një vit, tashmë është viti i katërt i konsolidimit. Kemi një vit që punojmë me draftin. Se nga vijnë idetë, unë s’jam nga ata që luftoj për copyright. Kjo tanimë është një trend botëror. Jemi në kohën që duhet ta kalojmë brenda këtij sesioni parlamentar”,- tha kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?