Rama legalizon banesat e Ruzhdijes

Kryeministri Edi Rama ndau në Zharrëz të Fierit 500 leje legalizimesh nga 42 mijë të dhëna prej vitit 2013, që sic tha banorët i prisnin prej vitit 2005.

Rama: Partia Demokratike, qeveria e vjetër vetëdiskretitohet çdo ditë, duke i trajtuar shqiptarët si të ishin budallenj apo dele. Ndërkohë që ata flasin për legalizimet që nuk po bëhen, janë 42 mijë familje që sot i kanë lejet e legalizimit në dorë dhe hap pas hapi po marrin tapitë në hipotekë. Janë dhjetëra mijëra të tjera që do të vazhdojnë t’i marrin gjatë këtij viti dhe këta janë njerëz që shohin dhe dëgjojnë.

Përmes batutave, kryeministri vlerësoi procesin e legalizimeve të bërë nga qeveria që ai drejton, Ndërsa përmes batutave tha se Rruzhdies vetëm i merrnin votat dhe e lanë me dy gishta në ajër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Sot jemi këtu në Zharrëz, një ish-komunë e rëndësishme dhe si në Zharrëz, si në Ruzhdie, – në Ruzhdien e famshme ku i kanë marrë votat sa herë kanë dashur dhe si kanë dashur, – nuk kanë dhënë asnjë leje legalizimi. Zero! Ruzhdies thjesht i merrnin votat, por shërbimet nuk ia bënin, njësoj si Bathores, njësoj si të gjitha zonave ku thoshin ne këta i kemi në xhep, por po t’u japim lejet e legalizimi, po t’u bëjmë rrugët, po t’u vëmë edhe drita, kushedi iu rritet mendja dhe nuk vijnë më pas nesh, ndaj më mirë i lëmë në derexhenë më të keqe dhe kështu i mbajmë në ajër, me dy gishta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë shpërndarjes së lejeve të legalizimeve nuk kanë munguar shkëmbimet e batutave me banorët.

Për kreun e ALUIZNI-t Artan Lame, procesi është zinxhir i mirëkoordinimit mes institucioneve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?