Rama: lenda homogjene, prova e krimit per ndjekjen penale te liderit te opozites!

 

Te dashur miq, ne shtetin policor te Edvinit, SHKB e çunave te krimit çon per ndjekje penale liderin e opozites!! Keshtu, dje Sajmir Shullazi, i zene ngushte dhe diskretituar per lidhjet e tij me bandat leshoi ne Parlament shpifjet, trillimet, injorancen e radhes. Ai njoftoi se gangsteret te SHKB-se, te cilet nuk kane asnje autoritet mbi civilet e Ministrise se Brendshme dhe titullaret e saj por te shnderruar tani ne ne drejtori te ish sigurimit te shtetit, kane derguar per ndjekje penale, natyrisht me porosi te Rames por ne kundershtim me cdo ligj, kryetarin e opozites z. Lulzim Basha, pasi sipas tyre ai paska urdheruar perdorimin me helikoptere kunder demostruesve te lendeve homogjene, dhe se po sipas tyre ky term ne regjister eshte i korrigjuar pasi ishte shkruajtur "lende lakrimogjene".

Por pasi bene ekspertizen e korrigjimit gjeten se ne origjinal kishte qene e shkruajtur jo lakrimogjene por homogjene dhe, gjithnje sipas tyre, lendet homogjene qenkan lende toksike. Me keto broçkulla mjerane, Saimiri dhe çunat e tij te krimit deshmojne keshtu injorancen e tyre totale ne kimi. Piktori deshtak, Sajmiri i tij dhe çunat e krimit gangstere, trafikante, bandite te mbledhur prej tij ne SHKB, nuk dine se cfare quhet lende homogjene dhe lende heterogjene. Por ne arkivat e Partise Siciliste ka rekorde edhe me te medha zhuli ne dije. Keshtu, ne vitin 1999 kjo parti me hoqi imunitetin me akuzen krime kunder njerezimit, tete muaj para se Gjykata e Hages te formulonte kete akuze kunder Milloshevicit. Prokurori i tyre, Rakipi, paraqiti asokohe krenarisht si prove te krimeve te mia nje shishe te mbushur me pepsi-cola, te cilen gazetaret ja zbuluan qe gjate konferences se shtypit.

Kesaj radhe nuk behet fjale me per pepsi-cola per prove krimi por per lende homogjene, paçka se ne kimi quhen te tilla te gjitha lendet apo perzierjet qe perbehen nga grimca, pjeseza apo elemente te njejte, pra te te njejtit lloj! Pra lenda homogjene eshte prova e krimit te Lulzim Bashes!

Sali Berisha

SHKARKO APP