Rama lëshon akuza të rënda: Njerëz të paguar nga krimi po bëjnë avokatin në studio televizive

Akuza të rënda nga kryeministri Edi Rama nga foltorja e kuvendit.

“Kemi tronditur krimin e organizuar në palc me ofensinvën e krimit të organizuar. E di shumë mire. Janë investuar për të krijuar sa më shumë keqkuptime e mjegull.  E di shumë mirë që në studio televizive ka njerëz të paguar nga krimi i organizuar për të bërë avokatin”

Kryeministri është i bindur se Operacioni Forca e Ligjit “e futi thikën mu në zemër të krimit të organizuar”

Pse u kujtuat sot?

Për ata që pyesin sot, Rama ka këtë përgjigje: “Kjo që po bëhet sot nuk bëhej dot dje. Kujt tia çonim ne ligjin special dhe dosjet e pasurive të deklaruara të këtyre xhagajdurëve që mirë që morën peng e vranë njerëz, shkatërruan jetë vajzash dhe lundruan mbi drogë, morën peng përmes xhagajdurëve të politikës dhe debatin politik në Shqipëri duke e kthyer në një debat skandaloz, të ulët dhe të poshtër, pa pikën e lidhjes për arsyen pse jemi këtu me fjalët: krimi, krimi,vrasës, vrasës, dhe duke zhytur përmes këtij debate politikën në nivelin më të ulët.” 

Kryeministri ka paralajmëruar një ofensive që e ka quajtur shembullore dhe si asnjëherë tjetër më parë për organizatën kriminale pagëzuar prej tij si KÇK, brenda sistemit të drejtësisë.

“Është fakt se në këtë fazë kur reforma në drejtësi po zbatohet dhe vetingu pastron llumin një pjesë e llumit, gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar kanë hyrë në fazën e fundit të karrierës së tyre të shkurtuar nga reforma, që po i vjen fundi me një përshpejtim marramendës të aktivitetit të tyre kriminal. Këto “Aksidente” të përplasjes mes ligjit që thyhet përballë makinerisë së krimit dhe korrupsionit në sistemin e drejtësisë që nxjerr vendime që realisht dëshpërojnë edhe synojnë gjunjëzimin e opinionit publik, vendime të tmerrshme, që edhe nuk janë bërë publike që nga lirimi i të dënuarve me burg të përjetshëm për vrasje në mënyrë spektakolare të shkeljes së ligjit deri te tjetërsimet spektakolare të pronave me interes kombëtar në zonën e bregdetit”- tha Rama.

SHKARKO APP