Rama, letër Lukashenkos: Jam shumë i shqetësuar….

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE-së dhe ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, në një letër dërguar presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko shkruajnë se si kryetarë të tanishëm dhe të ardhshëm të Zyrës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, janë duke ndjekur nga afër dhe me shqetësim zhvillimet në Bjellorusi.

“Në këtë drejtim, ne do të dëshironim të përsërisim ofertën tonë të Shërbimit për Bjellorusinë, në mënyrë që të dëgjojmë pikëpamjet në lidhje me situatën dhe të kemi një diskutim mbi sfidat aktuale në vend. Bjellorusia është një shtet i çmuar i organizatës sonë dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetjen tonë për Bjellorusinë”, shkruhet në letër.

Dy ditë më parë, saktësisht më 21 gusht ambasada ruse në Tiranë konfirmoi në mbrëmje telefonatën 30 minutëshe të kryeministrit Rama me ministrin e jashtëm rus Lavrov, sa i takon krizës politike në Bjellorusi. Në një njoftim të saj thuhet se, “më 20 gusht, me iniciativën e palës shqiptare, u zhvillua një bisedë telefonike midis ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?