Rama letër pensionistëve: Nxisni fëmijët tuaj të paguajnë sigurimet

Kryeministri Edi Rama u ka nisur sot një letër të hapur gjithë pensionistëve, përmes të cilës, ai i premton gjithë personave të përfshirë në këtë kategori se duke nisur nga 1 janari i këtij viti e në vazhdim për ta nis një etapë e re.

Dhe kjo, sepse sipas Ramës, skema e re e pensioneve do të ndryshojë, duke përmirësuar në këtë mënyrë të ardhmen e çdokujt.

Nga ana tjetër, në letrën e tij publike kryeministri i ka siguruar pensionistët se kjo reformë është bërë për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe se kjo qeveri po punon që të rrisë pensionet.

“Unë dua që ju të dini se kjo reformë themelore për një shoqëri me të drejtë dhe me të mbrojtur nuk prek asnjë nga të drejtat tuaja të fituara. Ju do të vazhdoni të merrni të paprekur pensionin tuaj, njësoj si deri më sot dhe qeveria juaj do të punojë me mish e me shpirt që t'ju rrisë vijimësisht pensionin”, – shkruan kryeministri.

Duke u bërë më pas thirrje pensionistëve që të nxisin pasardhësit e tyre të kontribuojnë për pensionet, pasi vetëm në këtë mënyrë sipas tij, ata do të shpëtojnë nga puna në të zezë, por do të mund të sigurojnë edhe të ardhmen e tyre. 

Bashkëpunimi mes strukturave të qeverisë dhe të gjithë shqiptarëve është mënyra më e mirë për të dalë nga “gropa” në të cilën gjendet sot vendi ynë, thuhet gjithashtu në letër.

Duke përfunduar se viti 2015 do të sjellë shtrirjen e betejës me paligjshmërinë dhe informalitetin në fushën e sigurimeve shoqërore. 

SHKARKO APP