Rama-Li Keqiang: Marrëdhëniet mes dy vendeve të shkëlqyera

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim dypalësh me Kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës Li Keqiang.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën, si në rrafshin ekonomik dhe tregtar, ashtu edhe në atë kulturës dhe arsimit.

Kryeministri Rama kërkoi nxitjen e bashkëpunimit në bujqësi dhe rritjen e investimeve kineze në energji dhe infrastrukturë.Kryeministri Li Keqiang i vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve të shkëlqyera dhe shprehu kënaqësinë për takimin e tretë brenda një viti me Kryeministrin shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në emër të Qeverisë kineze, Kryeministri Li Keqiang shprehu dëshirën për të rritur importet bujqësore nga Shqipëria, si dhe për të rritur investimet e kompanive kineze në prodhimin e energjisë dhe zhvillimin e infrastrukturës, që do të ndihmonte jo vetëm Shqipërinë, por edhe ndërlidhjen e vendit tonë me akset kryesore në Ballkan dhe Europën Juglindore.Kryeministri kinez lajmëroi zhvillimin e takimit të katërt mes krerëve të qeverive të 16 vendeve europiane dhe kreut të Qeverisë kineze, takim që do të mbahet vitin e ardhshëm në Kinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Rama ftoi Kryeministrin Li Keqiang për të vizituar Shqipërinë në një moment të afërt e të përshtatshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?