Rama: Lideri legjendar i PD-së është në kërkim të viktimave

Kryeministri Edi Rama duke folur në emisionin Open në Top Channel u është përgjigjur edhe akuzave të PD dhe ish-kryetarit Sali Berisha i cili ka deklaruar se është informuar që ka viktima të tjera nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë deri më tani ka deklaruar se në vend ka 23 viktima, ndërsa Rama duke iu përgjigjur akuzave të Berishës është shprehur se ai është në kërkim të viktimave çdo ditë.
“Lideri legjendar i PD është në kërkim të viktimave çdo ditë. Është një haluçilacione që të vdekur nga koronavirusi nuk raportohen. Patjetër ka dijeni drejtpërdrejt nga Shefi imagjinar i shërbimeve Funerale. Se s’ka të vdekur të tjerë nga Epidemia që i ka shpëtuar syrit të mediave dhe dynjasë dhe u fshihkan me kaq sukses nga qeveria. Kjo janë gjëra të turpshme dhe të fajshme. duhet të bëjmë çmos të jemi pranë njerëzve. Por kjo është thjeshtë të jesh pranë karriges dhe imagjinatës që vazhdon e ushqehet me dokrra.” tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?