Rama: Ligji i ri për Arsimin e Lartë, jo kompromise në kurriz të dijes

 

Kryeministri Edi Rama shprehu vendosmërinë e Qeverisë për të mos bërë kompromise në kurriz të dijes. Komentet e Ramës  në lidhje me ligjin e ri për Arsimin e Lartë u bënë  gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të Universitetit të Nju-Jorkut në Tiranë, ku ai theksoi se ligji i trajton të gjithë universitetet si publike.

“Ligji i ri i Arsimit të Lartë ka në të gjithë boshtin e tij vullnetin për të mos bërë kompromis me dijen dhe cilësinë e arsimit të lartë.

Dhe sfida që kjo reformë rrënjësore merr përsipër është të mobilizojë të gjitha burimet e shoqërisë dhe të mobilizojnë financat publike. Është koha që të mundësojmë që asnjë qindarkë nga këto para të mos shkojë dëm dhe çka është më e rëndësishëm, këto para të investohen në atë mënyrë që të na kthejnë mbrapsht maksimumin e mundshëm të vlerës.

Këtë reforma e bën në mënyrë financim për universitet publike do të jepen në bazë të treguesve të performancës. Kjo do të thotë se universitet që tërheq studentë më të mirë, që i përgatitin më mirë, që kanë nivel të lartë punësimi dhe që marrin pjesë në projekte ndërkombëtare do të marrin më shumë nga fondet publike”, u shpreh kryeministri.

Rama nënvizoi se ligji i ri rrit autonominë e universiteteve si dhe lirinë ekonomike brenda tyre. Duke folur për mënyrën e financimit, kreu i qeverisë tha se kjo do të bëhet në bazë të performacës të së cilit universitet.

“Kjo i shtyn universitetet që të jenë më cilësorë dhe t’i përgatisin studentët sa më mirë. Kjo është një skemë rregulluese shumë më efikase sesa një kontroll nga lart.

Ligji e bën më të drejtë financimin publik për arsimin e lartë. Ndarja e universitet në të nënës shtet dhe në të njerkës privat është një nga arsyet që ka çuar në dështimin e sistemit dhe në grabitjen e prindërve.

Ligji rrit ndjeshëm autonominë universitare. Universitet konsiderohen të gjithë publike, pavarësisht se është shteti apo ndërmarrje private në themelin e tyre. Flitet shumë për liri akademike, por në optikën tonë vetëm liri akademike nuk ka.

Liri akademike që sjell progres të qëndrueshëm dhe rritje të kapacitetit të dijes në universiteteve tona nuk ka. Ligji i ri krijon premisat. Që gjithë ata që e kundërshtojnë ose nuk e kuptojnë ligjin ose nuk duan. Ne nuk çojmë para drejtë institucioneve private”, u shpreh Kryeministri.

SHKARKO APP