Rama: Lugina e Preshevës është referencë heroizmi dhe atdhedashurie

 

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama mori pjesë në Konventën e Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në fjalën e tij përshëndesë, z. Rama theksoi se Lugina e Preshevës është referencë heroizmi dhe atdhedashurie.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të jesh në Luginën e Preshevës është gjithnjë krenari. Çdo shqiptar duhet të vijë në Luginën e Preshevës si në shtëpinë e tij. Lugina e Preshevës është referencë heroizmi dhe atdhedashurie”, tha z. Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh se Lugina e Preshevës duhet të kthehet në një model bashkëpunimi dhe integrimi në rajon.

“Mirënjohje Luginës së Preshevës për shpirtin e paepur të lirisë. Lugina e Preshevës duhet të bëhet model bashkëpunimi dhe Integrimi në rajon”, theksoi z. Luan Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?