Rama: Luli nuk është çun i keq. Tani e kam mik
Thonë se humori është gjysma e së vërtetës. Duke dashur të bëjë batuta në takimin e zhvilluar sot në Pukë me socialistët, Kryeministri Edi Rama ka treguar për marrëdhëniet e tij me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Ndryshe nga disa muaj më parë kur nuk linte gjë pa thënë kundër Lulzim Bashës, pas takimit dhe pazarit të zhvilluar mes të dyve për zgjedhje, Edi Rama ka ndryshuar komplet mendim.
Rama tha se Basha nuk është çun i keq dhe tashmë e vlerëson si politike. Kryeministri la të kuptohet se ka një miqësi të fortë politike mes tyre. Kjo duket dhe në termat dhe fjalët miqësore që përdor. Kështu Kryeministri nuk e thërret me kreun e PD me mbiemër, siç ndodh zakonisht, por i drejtohet me ton miqësor; Luli.
“Por ne nuk jemi ketu per magji, jemi per te bere shtet. Dhe kur flet Luli, se tani dhe e njof, nuk është cun i keq, dhe kur thotë unë do bëhem kryeministri juaj, mua më kujtohet sahati i Tiranës….Na ngaterroi Saliu se te ishim takuar me para me Lulin nuk do kishte qene problem”, tha Rama sot në Pukë.
Ky ndryshim sjellje ndaj rivalit historik të PS-së fakton atë që përflitet prej kohës, që Rama dhe Basha në marrëveshjen e 18 majit kanë rënë dakord për shumë më tepër se futjen e PD-së në zgjedhje. Derisa e quajnë njeri-tjetrin miq fushata e PS dhe PD nuk ka më kuptim. Të dyja janë në qeveri dhe të kryetarët janë miq të mirë që ndajnë bashkë përfitimet dhe problemet e qeverisjes.
KOHA JONË SONDAZH

