Rama: Makina e vëllait tim nuk është e blinduar. Unë i jap vetëm makinës së qeverisë

Kryeministri Edi Rama mohoi sot në emisionin “Opinion” se udhëton me makinë të blinduar. Ai deklaroi se akuzat e opozitës së përdor një makinë model “Linkoln” të blinduar janë të pavërteta.
“Makina nuk është e blindura. Makina është qysh në vitin 2009. Ma ka sjellë im vëlla kur unë kam qenë në opozita, ashtu si makina që unë përdor nuk është blindura… Unë nuk di t’i jap makinës, i jap vetëm makinës së qeverisë”,- tha Edi Rama.
Për të sfiduar opozitës, Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e televizionit Klan. Ndryshe nga herët e tjera, shefi i qeverisë shqiptare ka ardhur me fuoristradën “Lincoln”, dhe jo me automjetin tip “Mercedes” që përdor zakonisht.

SHKARKO APP