Rama: Marrëdhëniet tona me Serbinë kalojnë nga Kosova

BEOGRAD- Kosova nuk është një krahinë, por një shtet i pavarur. Kështu është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për median serbe ‘N1’. Sipas Ramës, Shqipëria dhe Kosova janë vëlla e motër dhe se normalizimi i marrëdhënie Shqipëri-Serbi kalon nga Kosova.

‘Do të jem shumë i drejtpërdrejtë, kjo është një situatë me të cilën, pikë së pari, duhet të ballafaqohen Prishtina dhe Beogradi. Shqipëria nuk mbron e as nuk favorizon askënd, dhe mundohem që kur flas për paqen dhe për procesin e pajtimit të merret si shembull dhe ato që i them edhe i kthej në vepra, por nuk ekziston ndonjë mënyrë që të veproj në vend të qeverisë në Prishtinë apo në ndonjë mënyrë të pengojë rolin e tyre në tërë këtë çështje. Atë që ju e konsideroni krahinë, për ne është shtet. Kosova është shtet i pavarur të cilin ne e vlerësojmë. Jemi vëlla e motër, një popull, por Kosova është shtet tjetër. Kosova është mali që ndan Serbinë dhe Shqipërinë’, është shprehur Rama.

Në bisedë, Rama ka përmendur edhe rastin e para dy vjetëve në stadiumin e Beogradit.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Në po këtë ditë, dy vjet më parë, për pak sa nuk u futëm në luftë për shkak të një ndeshjeje futbolli dhe asaj shakasë budallaqe. Gjithnjë kam menduar se ka qenë shaka pa lidhje. Nga ana juaj, reagimi ndaj tij ka qenë i tepruar. Por sot është krejt ndryshe, ndonëse duhet bërë shumë më shumë’, ka shtuar kryeministri shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke folur për Trepçën, Rama ka theksuar se Serbia duhet ta kuptojë se ajo gjendet në territor të Kosovës dhe se është në pronësi të qytetarëve të Kosovës./BW/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?