Rama: Masa të reja për të luftuar koronavirusin

Kryeministri Edi Rama, në një video live në facebook, ka bërë me dije se biznesi fason dhe call center-at nuk kanë respektuar rregullat dhe masat mbrojtëse për t’u ruajtur nga përhapja e koronavirusit. Nga inspektimet e bëra ditën e sotme, kreu i qeverisë tha se janë konstatuar biznese që nuk kanë ruajtur distancat mes punonjësve prej më shumë se 1 metër larg dhe nuk kanë përmbushur rregullat e higjienës.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë lajmëroi se këto biznese do të mbyllen deri te hënën dhe pasi të rihapen do të konstatohen sërish që nuk i kanë përmbushur kushtet, do të mbyllen përgjithmonë.

“Për qendrat tregtare, do të pezullohen të gjitha aktivitetet brenda tyre që nuk janë të lidhur me shërbimin për ushqim apo farmaceutik, dyqane rrobash, parfumesh do të mbyllen. Ndërkohë që çdo shërbim për ushqimet do të jetë i hapur. Nuk është e nevojshme, është e dëmshme që të shkojmë dhe të marrim me radhë furrat e bukës dhe të mbledhim bukë në shtëpi. Për blerjen e ushqimeve dhe ilaçe do të lëvizet, nuk ka mungesa. Ushqimoret, furrat e bukës dhe farmacitë do të jenë të hapura”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/209375193614590/

 

SHKARKO APP